Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            “Koalicioni i të vullnetshmëve”, Zelensky pritet të takohet sot me Starmer në Londër
                            Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me kryeministrin e Britanisë, Sir Keir Starmer në Londër sot. Starmer dhe Zelensky po planifikojnë të thërrasin një takim të të ashtuquajturit “koalicion të të vullnetshëmve” në javët e ardhshme, raporton media britanike ‘Sky News’. Mbretëria e Bashkuar i ka shtyrë aleatët e saj të shtrëngojnë kufirin e çmimit të naftës ndaj Rusisë, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon. Ndërkohë sot pritet të mbahet samiti i NATO-s, si dhe të zhvillohet takimi mes presidentit rusë Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm iranian, ku do të diskutohet për luftën Izrael-Iran dhe ndërhyrjen e SHBA në mënyrë të drejtpërdrejtë në konflikt. Top Channel