Çfarë dimë për tri objektet bërthamore të Iranit të goditura nga SHBA?

Çfarë dimë për tri objektet bërthamore të Iranit të goditura nga SHBA?

Shtetet e Bashkuara kanë goditur tri objekte kyçe bërthamore në Iran, njoftoi presidenti Donald Trump të shtunën në mbrëmje.Objektet ndodhen në Fordow, Isfahan dhe Natanz – tri pika kyçe në zemër të ambicieve bërthamore të Iranit.Por çfarë dimë për secilën nga këto struktura? NatanzKompleksi bërthamor i Natanzit ndodhet rreth 250 kilometra në jug të Teheranit dhe konsiderohet objekti më i madh i pasurimit të uraniumit në Iran.Analistët thonë se aty zhvillohen dhe montohen centrifugat që përdoren për pasurimin e uraniumit – teknologji kyçe për kthimin e uraniumit në lëndë djegëse bërthamore, përcjell Telegrafi.Sipas organizatës jofitimprurëse Nuclear Threat Initiative (NTI), kompleksi përbëhet nga gjashtë ndërtesa mbi tokë dhe tre struktura nën tokë, prej të cilave dy mund të strehojnë deri në 50,000 centrifuga.Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë...