Ministri Gonxhja në Preshevë: Panairi i Librit, sjell gjuhën shqipe kudo ku ka shqiptarë

Ministri Gonxhja në Preshevë: Panairi i Librit, sjell gjuhën shqipe kudo ku ka shqiptarë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte në Preshevë, ku zhvilloi një takim me Kryetaren e Komunës, Ardita Sinani, dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj, në kuadër të Panairit të Parë të Librit Shqip. “Panairi i Librit është një organizim i veçantë për të sjellë gjuhën shqipe kudo ku ka shqiptarë, si një pasuri të madhe të përbashkët”. Ministri solli në vemendje rëndesine per mbrojtjen dhe kultivimin e gjuhes shqipe. “Gjuhën shqipe kemi detyrë ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta përcjellim ndër breza”, tha Gonxhja. Ministri beri te ditur se me shumë kënaqësi ju përgjigj ftesës së kryetares Sinani për spektaklin “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”, për misionaren e madhe Shqiptare. “Si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e konsideroj...