Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Zbulohen një rast i murtajës së bagëtive në Fushë-Krujë, infektohet tufa prej 100 delesh
                            Konfirmohet një vatër e murtajës në fshatin Sukth Vendas, në njësinë administrative Thumanë, në Fushë-Krujë. Ka qenë vetë pronari i bagëtive të imta që ka njoftuar shërbimin veterinar pas dyshimeve se tufa e tij mund të ishte prekur nga kjo sëmundje e rrezikshme. Pas verifikimeve në terren dhe analizave laboratorike, është konstatuar se rreth 100 dele të tufës janë të prekura nga murtaja. Pritet të bëhet eliminimi i tufës, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes. Procesi i asgjësimit do të kryhet në Lezhë, nga firma kontraktore e specializuar në eliminimin e kafshëve të infektuara. Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes specialistët iu këshillojnë fermerëve të respektojnë masat e biosigurisë. Të shmangin kontaktin e deleve dhe dhive me tufa të tjera në kullota e...