Raporti i delegacionit të Asamblesë Parlamentare për 11 Majin: PS përdori administratën në fushatë, pati presion mbi votuesit

Raporti i delegacionit të Asamblesë Parlamentare për 11 Majin: PS përdori administratën në fushatë, pati presion mbi votuesit

Është zbardhur raporti i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për zgjedhjet parlamentare të cilat u zhvilluan më 11 Maj. Raporti do të prezantohet të hënën përpara Parlamentit Evropian. Sipas gjetjeve të raportit, zgjedhjet parlamentare u mbajtën në një mjedis politik të polarizuar. Raporti vë në dukje shfrytëzimin e adminsitratës nga Partia Socialiste gjatë fushatës elektorale, si edhe presionin mbi votuesit. “Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë për zyrtarët në detyrë. Kishte gjithashtu akuza të shumta për presion mbi votuesit, veçanërisht punonjësit publikë. Për më tepër, legjislacioni zgjedhor dhe interpretimi i tij i ngushtë nga administrata zgjedhore nuk i parandaluan praktikat abuzive. Përqendrimi i pronësisë së medias dëmtoi shumësinë e...