Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Gërmadhat në ‘Durrësin e ri’ si në Iran pas bombave, ndërpriten punimet në rrugën ‘Azem Hajdari’
Rruga ‘Azem Hajdari’, u premtua nga Edi Rama se do ishte Bulevardi i Durrësit të ri, por deri tani është kthyer në makthin e banorëve të zonës dhe veçanërisht të drejtuesve të mjeteve. Gërmadhat e banesave të shembura në njërin krah të rrugës, nuk janë pastruar, teksa pamjet e Syri Tv të japin idenë se janë marrë në Iran pas bombardimeve, dhe jo vetëm 3 kilometra nga godina e Bashkisë Durrës. Ndërprerja e punimeve nga kompania private, ka bërë që vetëm njëri krah i rrugës të jetë i aksesueshëm, dhe kjo ka bërë që shumë drejtues mjetesh të ecin për kilometra të tëra kundravajtje, ku nuk kanë munguar aksidentet me pasoja të renda. Ndërkohë në këtë segment që lidh zonën e stadiumit Niko Dovana, me...