Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Jo sulm direkt nga Irani”, eksperti Karamuço ngre dyshime: Sulmet ndaj faqeve shtetërore mund të jenë të brendshme
Faqja e bashkisë së Tiranës, Tirana.al, u sulmua të premten nga një grup hakerash, duke e bërë të pa mundur aksesimin online. Sulmi në fjalë është marrë përsipër nga rrjeti iranian i hakerave “Homeland Justice”, të cilët janë përgjegjës edhe për sulmin që iu bënë institucioneve shqiptare online në vitin 2022. Në një intervistë në një emision televiziv, eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se sipas tij këto nuk janë sulem që vijnë drejtpërdrejt nga Irani. Karamuço, u shpreh se këto sulme, vijnë nga brenda vendit. Megjithatë u mbetet hetimeve të zbardhin më me detaje rastin. “Nuk janë sulme që vijnë drejtpërdrejt nga Irani, por që vijnë nga brenda vendit. Janë ene në hetim. Ka pasur dyshime të vazhdueshme që kjo nuk është faqe...