Rinumërimi në Tiranë/ PS kërkesë KAS: Të njihen votat edhe kur shenja është jashtë kuadratit

Rinumërimi në Tiranë/ PS kërkesë KAS: Të njihen votat edhe kur shenja është jashtë kuadratit

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Partia Socialiste i ka bërë një kërkesë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve sa i përket rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. PS kërkon që të llogariten si vota për kandidatët edhe rastet kur x ose y është vendosur jashtë kuadratit në fletë, ose përbri tij. Kërkesa: Subjekti zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë ka ardhur në dijeni të vendimmarrjes tuaj gjatë procesit të rivlerësimit të votave për zonën zgjedhore qarku Tiranë, nga ku rezulton se fletët e votimit në të cilat shenja dalluese që shpreh vullnetin e zgjedhësit nuk është vendosur brenda kutisë, janë vlerësuar si të pavlefshme nga ana juaj, në kundërshtim me praktikën zgjedhore ndër vite, si dhe kuadrin ligjor. Referuar vendimit nr. 30, datë 25.04.2025, të Komisionit Rregullator për ‘Udhëzuesin punës për...