“Nuk ka lëvizje mandati”/ Flet deputeti i zgjedhur, Kapri: Rinumërimi i votave për prapavijë politike

“Nuk ka lëvizje mandati”/ Flet deputeti i zgjedhur, Kapri: Rinumërimi i votave për prapavijë politike

Në një intervistë televizive, Erald Kapri tha se kërkesa e PD për rinumërim ka pasur prapavijë politike dhe jo marrjen e mandatit të tyre. Sipas tij, avantazhi i tyre është me mbi 1200 vota duke shtuar se mandati është i “çimentuar”. Deputeti i zgjedhur më 11 maj nga partia Mundësia, Erald Kapri, duke komentuar procesin e rinumërimit deri më tani, theksoi se nuk ka shanse që të mund të humbasin një mandat. Erald Kapri: “Për ne çdo votë ka vlerë, do t’i qëndrojmë deri në fund me vëzhguesit tanë. Nuk kishte asgjë më shumë, dhe mendoj se kështu do të vazhdojë deri në fund. Ende nuk është hapur bashkia e Tiranës. Kaq sa janë hapur, maksimumi që kanë lëvizur ndonjë votë për kuti. Bëhet fjalë...