“Ai gjithmonë i ‘lan duart’”/ Flet ashpër politologu: Berisha nuk bind më, s’e ndjek askush në betejat e tij

“Ai gjithmonë i ‘lan duart’”/ Flet ashpër politologu: Berisha nuk bind më, s’e ndjek askush në betejat e tij

Jo vetëm nuk krijon kauza, por shpik edhe beteja imagjinare donkishoteske edhe pas refuzimit masiv që qytetarët shqiptarë i bënë në zgjedhjet e përgjithshme. I ftuar në një studio televizive politologu Namir Lapardhaja vuri theksin tek kauzat e reja qytetarë që duhet të përqafojë lidershipi i PD-së dhe që të mos e ndjekin më kryetarin e tyre që i ka çuar nga humbja në humbje, deri te më e keqja e historisë së saj, më 11 maj. Problemi kryesor i Sali Berishës pas zgjedhjeve të 11 majit është se ai nuk bind më as të vetët në PD, përveç atyre më ithtarëve dhe besnikëve. Për të, Berisha gjithmonë shpik kauza edhe pasi humb të parat dhe për më tepër, “gjithmonë lan duart” (si Ponc Pilati)....