Skandali i manipulimit zgjedhor: Zvicra anulon votat në Vernier, Shqipëria hesht për ‘trenin bullgar’ të Ramës

Skandali i manipulimit zgjedhor: Zvicra anulon votat në Vernier, Shqipëria hesht për ‘trenin bullgar’ të Ramës

Zgjedhjet për Këshillin Bashkiak në qytetin Vernier, të Zvicrës kanë shkaktuar bujë në rrjet ditët e fundit. Kjo pasi zgjedhjet janë anulluar dhe rezultati nuk është njohur pasi janë ngritur akuza se procesi zgjedhor është manipuluar.  Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja gjykata në kantonin e Gjenevës në Zvicër vendosi të anulojë zgjedhjet për këshillin bashkiak në qytetin Vernier, pasi janë konstatuar parregullsi që kanë shtrembëruar rezultatin e votimit. Nga ekspertizat e kryera është vërtetuar se nëntë persona kanë plotësuar 278 fletëvotime. “Një mashtrim i tillë nuk lejon që rezultati i 23 marsit të pasqyrojë vullnetin e sinqertë dhe të saktë të zgjedhësve,” bëri me dije gjykata. Raste të ngjashme të konstatimit të manipulimeve janë regjistruar edhe në vendin tonë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Partia Socialiste arriti...