Shisnin kokainë dhe heroinë në zonën e ‘Bllokut’, zbardhen emrat e 25 personave të arrestuar

Shisnin kokainë dhe heroinë në zonën e ‘Bllokut’, zbardhen emrat e 25 personave të arrestuar

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Blloku 33”. Si pasojë, u goditën disa grupeve kriminale që shitnin doza kokaine dhe heroine, në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut. Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë “arrest me burg për këta shtetas: 1.Arnold Hida 2.Durim Gurzi 3.Artur Gurzi 4.Elvis Sejdo 5.Julian Bushati 6.Adnan Hida 7.Sabian Jashari, 8.Mario Avdiaj 9.Geraldo Kovaçi 10.Albert Shushku 11.Emrah Mustafaj, 12.Xhoana Rustemi (Hasani) 13.Vladimir Qerimi 14.Myzafer Xhanari 15.Albi Shehu 16.Ledio Dervishi 17.Juljan Rabushja 18.Elisard Rrustaj...