Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Bashkia e Tiranës humb gjyqin/ Detyrohet të dëmshpërblejë qytetarin me 13 mln lekë për diskriminimin e Veliajt
Pas më shumë se tre vitesh ecejakesh në proceset gjyqësore, Organizata “Drejtësi Sociale” ka njoftuar se ka fituar procesin gjyqësor me bashkinë e Tiranës. “Prej më shumë se 3 vitesh, kemi ndjekur rastin e Ali Ruçit, punonjës në sektorin e pastrimit të zgarave në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, pranë Bashkisë Tiranë. Ai u hoq nga puna me pretekstin e shkeljes së rregullave, por të gjithë kolegët e tij të mazhorancës vijuan punën, duke treguar qartë se ky është një diskriminim nga ana e institucionit. Fillimisht e dërguam rastin te Komisioneri për Diskriminim, ku me të drejtë u konstatua se kemi të bëjmë me diskriminim për shkak të etnisë. Më pas, ne rastin e dërguam në Gjykatën Administrative. Sot, Gjykata Administrative pranoi...