“Brenda mendjes së Trump”/ Analiza: A do të ndërhyjë SHBA në luftën e Izraelit kundër Iranit?

“Brenda mendjes së Trump”/ Analiza: A do të ndërhyjë SHBA në luftën e Izraelit kundër Iranit?

Çfarë po mendon presidenti amerikan dhe cilët faktorë mund të ndikojnë në vendimin e tij për të ndërhyrë ose jo në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit? Këto janë pyetjet kyçe që sot dominojnë debatin gjeopolitik në Uashington. A do të ndërhyjë SHBA drejtpërdrejt në ofensivën izraelite ndaj Iranit? Nga një këndvështrim ushtarak, SHBA mund të kenë rolin vendimtar: vetëm amerikanët posedojnë bombat e sofistikuara që mund të depërtojnë në bunkerët e nëndheshëm ku besohet se Irani fsheh pjesët më të rrezikshme të programit të tij bërthamor. Në këtë rast, ndërhyrja mund të shihet si një nevojë për të siguruar që kërcënimi bërthamor të eliminohet plotësisht, një mision që Izraeli mund të mos e përmbushë i vetëm. Por ekzistojnë edhe llogaritje gjeopolitike: çfarë fiton SHBA duke...