Në gjendje të dehur shkaktoi aksident me makinë, prokurori i SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin e PD. Avokati: Ishte në festë

Në gjendje të dehur shkaktoi aksident me makinë, prokurori i SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin e PD. Avokati: Ishte në festë

Nis në Gjykatën e Posaçme seanca për deputetin Qani Xhafa, deputeti ndaj të cilit SPAK ka ngritur akuzën e drejtimit të makinës në gjendje të dehur. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se i pandehuri ka kërkuar përmes mbrojtjes gjykim të shkurtuar. Në këtë seancë SPAK shpalli pretencën ndaj deputetit i cili mungon në seancë, por përfaqësohet nga avokati i tij Marash Logu. Prokurori i çështjes Sotir Kllapi tha se Xhafa ka qenë i dehur gjatë drejtimit të automjetit sa më sipër deputeti duke drejtuar makinën ka konsumuar veprën drejtim të parregullt të makinës. Ai ka cënuar marrëdhëniet juridike për qarkullimin rrugor tha prokurori. Prokurori gjatë pretencës u shpreh se Xhafa duhet të deklarohet fajtor. Gjykata tha prokurori të marrë parasysh faktin qe ai është...