‘Nuk do të kthehem më në shtëpi’/ Zhduket 16-vjeçarja shqiptare në Greqi, nëna hedh dyshime mbi mesazhin

‘Nuk do të kthehem më në shtëpi’/ Zhduket 16-vjeçarja shqiptare në Greqi, nëna hedh dyshime mbi mesazhin

 Një 16-vjeçare shqiptare prej katër ditësh është zhdukur pa lënë gjurmë në Greqi. Adoleshentja është identifikuar si Emilia Veliu. Ajo është zhdukur pas një shëtitjeje më shoqen e saj më datë 16 qershor. Sipas nënës së vajzës, e cila foli për protothema.gr, e mitura doli për një shëtitje me shoqet e saj dhe nuk u kthye më në shtëpi. Frika dhe ankthi i prindërve të 16-vjeçares Emilia se fëmija i tyre është në rrezik po rritet dita-ditës, pasi 16-vjeçarja nuk ka komunikuar me familjen e saj deri më sot. Nëna më tej bëri me dije se nga telefoni i saj ka ardhur në mesazh ku shkruhet se vajza nuk do të kthehet më në shtëpi. Ajo shtoi se ka frikë se pas mesazhit fshihet ndonjë person tjetër që do të...