Vrasja e nënë e bir, ngrihet akuzë e re për Talo Çelën dhe Festim Qolin

Vrasja e nënë e bir, ngrihet akuzë e re për Talo Çelën dhe Festim Qolin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet ndaj të shumëkërkuarit Talo Çela dhe Festim Qolit. Sipas tvklan, ndaj Çelës SPAK ka ngritur akuzë të re për vrasjen e Fatmira Dedjes. Ndërkohë për Qolin, prokurorët kanë ngritur akuzë si për vrasjen e saj, por edhe për ekzekutimin e djalit të saj, Elvis Dedja. Si Çela dhe Qoli janë në kërkim ndërkombëtar. Kujtojmë se bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka zbuluar detajet në lidhje këto ngjarje. Elvis Dedja u ekzekutua në Qershor të vitit 2012 ndërsa e ëma e tij një vit më vonë. Fatmira Dedja akuzonte publikisht në prokurori se djalin ia kishte vrarë Festim qoli. Sipas dëshmisë së Dumanit, Qoli pagoi 40 mijë Euro për ta vrarë Fatmira Dedjan për...