Dështon seanca e ‘Plumbit të artë’/ Do dëshmonte i penduari i drejtësisë, por…

Dështon seanca e ‘Plumbit të artë’/ Do dëshmonte i penduari i drejtësisë, por…

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shtyjë për në 24 qershor seancën gjyqësore ndaj të pandehurve në kuadër të dosjes së bujshme të njohur si “Plumbi i Artë”. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e disa prej avokatëve mbrojtës, çka solli mbetjen pa përfaqësim ligjor të të pandehurve, duke e pamundësuar vijimin e procesit. Në seancën e sotme pritej që Erion Alibej, i cilësuar si bashkëpunëtor i drejtësisë në këtë çështje, të përgjigjej ndaj pyetjeve të avokatëve mbrojtës, pasi më herët kishte dhënë dëshminë e tij përballë prokurorëve të SPAK. Procesi gjyqësor ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i Artë” vijon të jetë një nga më të rëndësishmit në luftën kundër krimit të organizuar në vend, duke...