Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasja e policit në derën e shtëpisë, reagon sindikata e Policisë së Kosovës: Atentat drejt sigurisë publike
Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vrasjes së rreshterit Muhamed Lika.Në postimin e tyre thuhet që çdo sulm ndaj një zyrtari policor është sulm ndaj Republikës së Kosovës. Reagimi i plotë: Sindikata e Policisë së Kosovës dënon atentatin kriminal që i mori jetën kolegut tonë, Rreshter Muhamed Lika. Ky akt i rëndë është një atentat i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë publike, ligjit dhe vetë shtetit të Kosovës. Çdo sulm ndaj një zyrtari policor është sulm ndaj Republikës së Kosovës! Policia e Kosovës është shtylla kryesore e rendit dhe sigurisë në vend. Prekja e saj është përpjekje për të minuar themelet e shtetit tonë dhe nuk do të tolerohet. Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon nga të gjithë akterët shtetërorë dhe institucionet e drejtësisë veprime...