Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Presidentja Osmani: Aleanca me SHBA, BE e partneriteti me NATO janë në ADN-në e shtetësisë sonë
Kosova E Mërkurë, 18 Qershor 2025 18:23 Gjatë vizitës zyrtare në Hungari, presidentja Vjosa Osmani, iu drejtua studentëve dhe profesorëve të Universitetit Eötvös Loránd. Ajo me këtë rast ka folur mbi prioritetet strategjike të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, përfshirë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë. Në fjalimin e saj, Osmani theksoi se Kosova është e vendosur të bëhet pjesë e plotë e familjes së shteteve euroatlantike dhe se aleanca me SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe partneriteti me aleatët e NATO-s përbëjnë shtylla të qëndrueshmërisë rajonale dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në sigurinë e hapësirës euroatlantike. Në një nga universitetet më prestigjioze të Evropës Qendrore, presidentja Osmani u ndal te roli i arsimit si urë lidhëse mes kombeve dhe si themel për bashkëpunim afatgjatë. Ajo shprehu...