Tragjedia ajrore në Indi me 270 viktima, zbardhet shkaku i rrëzimit të avionit ‘Boeing 787’

Tragjedia ajrore në Indi me 270 viktima, zbardhet shkaku i rrëzimit të avionit ‘Boeing 787’

Një defekt në të dy motorët dyshohet si shkaku kryesor i tragjedisë ajrore të ndodhur javën e kaluar në Indi, ku një avion Boeing 787 Dreamliner i kompanisë “Air India” u rrëzua pak minuta pas ngritjes, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 270 personave. Avioni, i cili ishte nisur nga qyteti Ahmedabad me destinacion Londrën, u përplas me një godinë të një kolegji mjekësor, duke shkaktuar flakë të mëdha që përfshinë ndërtesën dhe avionin. Ekspertët e Byrosë së Hetimeve të Aksidenteve Ajrore të Indisë po hetojnë ngjarjen me mbështetjen e ekipeve nga SHBA, Britania dhe vetë kompania “Boeing”. Sipas raportimeve të para të siguruara nga Wall Street Journal, hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që gjatë ngritjes avioni të ketë funksionuar me një sistem emergjence energjie, i njohur si...