Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
122 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
👁6043
Rreth 122 mijë votues në qarkun Gjirokastër do t’i drejtohen sot qendrave të votimit në 7 bashki për të zgjedhur deputetët e rinj. Në total në rang qarku janë 207 qendra votimi. Numri më i madh i qendrave është natyrisht në Bashkinë Gjirokastër. Ky qark çon në Parlament 4 mandate deputetësh. Surpriza në rezultat nuk priten dhe gjasat janë që rezultati i 11 majit të jetë fotokopje e atij të katër viteve më parë kur PS mori 3 mandate dhe PD 1 mandat. Megjithatë duhet pritur deri në fund sa procesi të finalizohet. ©Argjiroja.net