Khamenei i drejtohet kombit: S’do të dorëzohemi kurrë, Izraeli do të ndëshkohet

Khamenei i drejtohet kombit: S’do të dorëzohemi kurrë, Izraeli do të ndëshkohet

Bota E Mërkurë, 18 Qershor 2025 13:31 Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, përsëriti premtimin e tij se Izraeli “do të ndëshkohet” për “gabimin e rëndë” që ka kryer. Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, ai deklaroi se populli nuk do ta harrojë gjakun e martirëve dhe sulmin në territorin e tyre. “Irani nuk do të pranojë një paqe apo luftë të imponuar. Ata që e njohin historinë e Iranit e dinë se ne nuk pranojmë kërcënime”, deklaroi Khamenei. Kërcënimit të SHBA ai iu përgjigj me një kërcënim, teksa tha se nëse sulmojnë, do të “shpërblehen” me dëm të pariparueshëm. “Kushdo që e njeh Iranin, popullin dhe historinë e tij nuk do t’i drejtohej kurrë këtij kombi me tone kërcënuese, sepse Irani nuk do...