Dënohet me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurori Sali Hasa

Dënohet me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurori Sali Hasa

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa. Apeli i Posaçëm ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë. Ish-prokurori u dënua nga GJKKO me 2 vite burg për korrupsion në maj të 2022-it. Dënimi iu konvertua me 4 vite shërbim prove, duke çuar në lirimin e Hasës, i cili gjithashtu u përjashtua për 5 vite nga funksionet publike. Pas vendimit të sotëm, 18 qershor 2025, Hasa duhet të shlyejë pjesën e mbetur të dënimit në qeli. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve. Hasa dyshohet se mori ryshfet nga Elsona Papa, motra e shtetasit Emiljano Mirani, një personi që prokurori kishte nën hetim, duke i pushuar më...