Lufta Izrael-Iran, Kondi: Pasojat janë shkatërruese për të dyja vendet!

Lufta Izrael-Iran, Kondi: Pasojat janë shkatërruese për të dyja vendet!

Pedagogu për marrëdhëniet ndërkombëtare Sokol Kondi tha se situata në Lindjen e Mesme nuk është thjesht një demonstrim force, por një përshkallëzim i vërtetë ushtarak me pasoja të rënda. Sipas tij, është e gabuar të përjetohet kjo përballje me entuziazëm për fitore apo humbje, pasi të dyja shtetet po përballen me rrezik real. Kondi rikujtoi në studion e Quo Vadis se marrëdhëniet mes Iranit dhe Izraelit dikur kanë qenë miqësore, por gjithçka ndryshoi, duke çuar në një armiqësi të hapur. Pjesë nga biseda: Borakaj: Është një tregim force, apo situata është serioze? Kondi: Është një situatë luftarake që përfshin ushtritë, dhe është për t’u habitur që shihet eufori për sukseset apo dështimet. Pasojat janë shkatërruese për të dyja vendet, edhe për Iranin, që nuk ka...