Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Trump: Kemi kontroll të plotë mbi qiellin e Iranit. Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi “Udhëheqës Suprem”, nuk duam ta vrasim…
Presidenti i Amerikës, Donald Turmp jep një mesazh të fortë për luftën Izrael-Iran, duke thënë se SHBA ka në kontroll të plotë qiellin e Iranit. ”Irani kishte pajisje mbrojtëse gjurmuese të mira, dhe kishte shumë, por nuk krahasohen me gjërat e bëra, ideuar dhe prodhuara në Amerikë. Askush nuk i bën gjërat më mirë se sa SHBA”, tha Trump. “Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi “Udhëheqës Suprem”. Ai është një shënjestër e lehtë, por është i sigurt atje – Nuk do ta vrasim!, të paktën jo për momentin. Por nuk duam që raketat të qëllohen drejt civilëve apo ushtarëve amerikanë. Durimi ynë po mbaron. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!, shkruan Trump.