Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Izraeli tha se Irani është afër krijimit të një arme bërthamore, inteligjenca amerikane sugjeron të kundërtën
Kur Izraeli nisi serinë e sulmeve kundër Iranit javën e kaluar, ai bëri gjithashtu paralajmërime në lidhje me programin bërthamor të vendit, duke sugjeruar se Irani po i afrohej me shpejtësi një pike pa kthim në përpjekjen për të siguruar armë bërthamore dhe se sulmet ishin të nevojshme për të parandaluar këtë rezultat. Por vlerësimet e inteligjencës amerikane kishin arritur në një përfundim tjetër: Jo vetëm që Irani nuk po ndiqte në mënyrë aktive krijimin e një armë bërthamore, por ishte gjithashtu deri në tre vjet larg të qenit në gjendje të prodhonte një të tillë, sipas disa personave të njohur me çështjen. Tani, pas ditësh sulmesh ajrore izraelite, zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se Izraeli mund ta ketë vonuar programin bërthamor të Iranit vetëm...