Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
“12 herë kampione në Berat”, Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur
Pak e dinin që përveç ekranit, Sara Gjordeni ka shkëlqyer edhe në një tjetër fushë krejt ndryshe: atë të shahut. Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt surprizues për të kaluarën e saj. “A e dini se mami i Neas ka qenë 12 herë kampione për të rinjtë në rrethin e Beratit, brenda 6 viteve?”, shkruan ajo, duke treguar se pasioni për lojën e mendjes ka qenë një pjesë e rëndësishme e rinisë së saj.