Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
12.9 milionë ndjekës në pak orë, debutimi i parë i Papa Leo XIV në Instagram thyen rekordin
👁13285
“Paqja qoftë me të gjithë ju!” – me këtë përshëndetje të thjeshtë, por plot domethënie, Papa Leo XIV bëri debutimin e tij në platformën sociale Instagram, duke shënuar një tjetër moment historik në rrugëtimin dixhital të Selisë së Shenjtë. Brenda pak orësh nga publikimi i postimit të tij të parë, Papa i ri arriti të tejkalojë 12.9 milionë ndjekës, duke e bërë atë një nga liderët fetarë më të ndjekur në rrjetet sociale në kohë rekord. Ky hap i rëndësishëm vjen si një vazhdim i përpjekjeve të Vatikanit për të qenë i pranishëm në jetën e përditshme të besimtarëve, në...