Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Shpërthen’ tregu i drogës në Jug, trafikantët rekrutojnë shpërndarës nga Anglia e Malajzia… Dy të arrestuar në Dhërmi
Një 30-vjeçar nga Malajzia dhe një 22-vjeçar nga Mbretëria e Bashkuar kanë rënë në prangat e policisë në Dhërmi, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike në zonat turistike. Si rezultat i kontrolleve të kryera nga policia u goditën 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike, për të cilat u arrestuan në flagrancë shtetasit: J. S., 30 vjeç, shtetas malajzian, i cili ishte akomoduar në një banesë në fshatin Dhërmi. Gjatë kontrollit në ambientet e banesës, u gjetën dhe u sekuestruan disa doza të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë. O. S., 22 vjeç, shtetas britanik, të cilit gjatë kontrollit fizik, në Dhërmi, iu gjetën disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe disa tableta ekstazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë...