Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
OKB: Situata e ushqimit në Gaza, shumë kritike, Furrat mbyllen për shkak të mungesës së furnizimeve
Programi Botëror i Ushqimit (WFP) po mbyll të gjitha furrat e mbetura në Gaza për shkak të mungesës së furnizimeve, pasi Izraeli ka bllokuar hyrjen e ndihmave humanitare prej një muaji. Sipas OKB-së, situata është “shumë kritike”, me popullsinë që përballet me mungesë ekstreme të ushqimeve bazë si mielli dhe vaji i gatimit. “Ne kemi shpërndarë të gjitha racionet ushqimore në dispozicion dhe nuk kemi më rezerva,” njoftoi agjencia e OKB-së, duke paralajmëruar për një rritje katastrofike të urisë dhe kequshqyerjes. Ndërkohë, organi ushtarak izraelit COGAT ka deklaruar se gjatë armëpushimit janë futur në Gaza mbi 25,000 kamionë ndihma, duke përfshirë rreth 450,000 ton furnizime. Megjithatë, zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, i quajti këto pretendime “qesharake”, duke theksuar se organizata është “në fund të furnizimeve”....