Mblidhet sot Kuvendi, çfarë parashikon rendi i ditës

Mblidhet sot Kuvendi, çfarë parashikon rendi i ditës

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancën e radhës plenare.në urdhrin e lëshuar nga kryetarja e KLuvendit Elisa Spiropali, pritet që deputetët të ,blidhen në orën 13:00. Në rendin e ditës pritet të miratohet proces verbali i seancës plenare të 5 qershorit, ndërsa do të përfshihen çështje si Projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”. Rendi i ditës:1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5.6.2025.2. Njoftime.3. Projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”.4. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimine anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen edokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.