Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Berisha me grip, nuk shkon në SPAK
                            Ish kryeministri Sali Berisha nuk u paraqit në SPAK paraditen e sotme. Bëhet me dije se Berisha nuk është paraqitur për shkak të një gjendjeje gripale. Edhe pse masat ishin marrë për rutinën e përhershme që Berisha organizon kur shkon në SPAK, duket se organizatorët kanë njoftuar se ish kryeministri nuk do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme.