“Streha e Nemun” , një histori që pasqyron dilemat ekzistenciale të njeriut modern

“Streha e Nemun” , një histori që pasqyron dilemat ekzistenciale të njeriut modern

Nga Julia Vrapi “Streha e Nemun” bazuar në tragjikomedinë “Liza në maj” një shfaqje, që flet për dashurinë, vetminë dhe kërkimin e kuptimit në jetë vjen në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. Premiera e shfaqjes “Streha e Nemun” me regji të Ilir Bokshit u dha më parë gjatë muajit mars në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe vjen për publikun në Tiranë në Teatrin Eksperimental te “ArTurbina”. E bazuar në veprën e njohur “Liza në maj” nga Sh. Poshgaj, kjo shfaqje teatrore sjell në skenë një histori që pasqyron dilemat ekzistenciale të njeriut modern, duke ndriçuar temat e dashurisë, vetmisë dhe kërkimit të kuptimit në jetë. “Me regji nga Ilir Bokshi, “Streha e Nemun” premton të sjellë një qasje artistike...