Ngjarje e rëndë në Gjipe, helika e skafit i pret gjymtyrët një turisti gjerman

Ngjarje e rëndë në Gjipe, helika e skafit i pret gjymtyrët një turisti gjerman

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën bregdetare të Gjipesë. Sipas policisë, i dëmtuari rëndë është një turist gjerman 46-vjeçar, i cili ka pësuar prerje gjymtyrësh nga helika e një skafi. Në vendngjarje është thirrur me urgjencë një helikopter për transportin e të plagosurit drejt spitalit. Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë të ditur se, ngjarja ka ndodhur jashtë zonës së sigurisë, kur gjermani me inicialet D. S., ka qenë duke bërë zhytje. Njoftimi i policise Himarë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 13:40, në plazhin e Gjipesë, dyshohet se shtetasi K. V., 27 vjeç, banues në Orikum, duke drejtuar një mjet lundrues gomone me dokumentacion të rregullt, jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë...