Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Sulmet izraelite ndaj Iranit, Netanyahu thirrje amerikanëve për mbështetje: Armiku ynë është edhe juaji!
Bota E Shtunë, 14 Qershor 2025 21:42 Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar një video-mesazh, këtë herë në gjuhën angleze, duke iu drejtuar publikut amerikan dhe duke përforcuar mesazhin se lufta e Izraelit kundër Iranit është një luftë për “liri”. Në fillim të mesazhit të tij, Netanyahu i uron presidentit amerikan Donald Trump ditëlindjen, ndërsa më pas përshëndet forcat e armatosura amerikane për “250 vjet mbrojtje të lirisë”. Netanyahu theksoi se Ushtria izraelite po mbron gjithashtu lirinë në Lindjen e Mesme, duke u përballur me atë që ai e cilësoi si “regjim tiranik iranian”. “Armiku ynë është edhe armiku juaj. Dhe me atë që po bëjmë, po përballemi me një kërcënim që, më herët apo më vonë, do të kërcënonte të gjithë botën,” tha...