Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Mbështesim sovranitetin e Teheranit”/ Kina dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit: Brutal dhe i rrezikshëm
Tensionet në Lindjen e Mesme kanë marrë një tjetër përmasë ndërkombëtare, pasi Kina reagoi ashpër ndaj sulmeve të fundit të Izraelit ndaj Iranit. Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, në një bisedë telefonike me homologun iranian Seyed Abbas Araghchi, dënoi me forcë atë që e cilësoi si një shkelje flagrante të sovranitetit, sigurisë dhe integritetit territorial të Iranit. “Kundërshtojmë me vendosmëri sulmet brutale ndaj zyrtarëve iranianë dhe viktimave civile. Mbështesim Iranin në mbrojtjen e sovranitetit të tij kombëtar dhe të drejtave të tij legjitime”, deklaroi Wang. Ai shtoi se sulmi ndaj objekteve bërthamore iraniane “vendosi një precedent të rrezikshëm që mund të ketë pasoja katastrofike”. Në një tjetër telefonatë me ministrin e Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar, Wang Yi përsëriti qëndrimin tradicional të Pekinit për zgjidhjen...