Lufta me Izraelin/ Macron i bën thirrje Iranit të kthehet në tryezën e negociatave

Lufta me Izraelin/ Macron i bën thirrje Iranit të kthehet në tryezën e negociatave

Emmanuel Macron FRANCË- Emmanuel Macron ka folur me presidentin iranian Masud Pezeshkian këtë pasdite. Në një deklaratë për X, Macron tha se ka bërë thirrje që objektet diplomatike dhe shtetasit e vendit në Iran dhe në rajonin e gjerë "të mos jenë në shënjestër në asnjë rrethanë".  Gjithashtu ka kërkuar përmbajtje maksimale për të shmangur përshkallëzimin. Udhëheqësi francez e ka ftuar Pezeshkianin të kthehet shpejt në tryezën e negociatave për të arritur një marrëveshje. “Sapo fola me Presidentin iranian Massoud Pezeshkian. Mesazhi im i parë ishte të kërkoja lirimin e menjëhershëm të bashkatdhetarëve tanë, Cécile Kohler dhe Jacques Paris, të cilët janë mbajtur peng nga regjimi iranian në kushte të papranueshme për më shumë se tre vjet. Në dritën e rrezikut serioz të destabilizimit në...