Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë

Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë

Në zemër të natyrës dhe historisë, Zogaj priti vizitorë, dhe dashamirës të trashëgimisë kulturore që u njohën nga afër me jetën, traditat dhe mjeshtërinë e banorëve të zonës. Programi përfshiu një seri aktivitetesh që sollën në vëmendje bukuritë natyrore, jetën e përditshme dhe pasuritë shpirtërore të komunitetit: guida lokale në rrugicat e fshatit dhe në pikat karakteristike pranë liqenit, rrëfime historike, kinema në natyrë, punëtori artizanale, degustime të gatimeve tradicionale. “Është arritur aplikimi nga Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit me ndihmën e ‘Giz Albania’ për fshatin më të mirë turistik në botë, ku Shqipëria konkurron me gjashtë fshatra në total, ndaj 60 shteteve me 270 fshatra në total dhe Zogaj është një nga këto fshatra”, tha Gent Fetahaj. Për banorët liqeni i Shkodrës është...