Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Do hapim portat e ferrit!”, komandanti i ri i Gardës Revolucionare Iraniane kërcënon Izraelin
“Si hakmarrje për gjakun e shokëve tanë të rënë, shkencëtarëve dhe qytetarëve, portat e ferrit do të hapen së shpejti për këtë regjim fëmijë-vrasës”, tha Pakpour, në një mesazh të publikuar nga Agjencia Iraniane e Lajmeve, IRNA. Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Iranit thërriti ambasadorin e Zvicrës, i cili përfaqëson edhe interesat amerikane në Teheran. “Gjatë takimit, Republika Islamike e Iranit shprehu zemërimin e thellë dhe kundërshtimin e fortë ndaj këtij akti agresioni të Izraelit dhe mbështetjen që i ka dhënë SHBA”, raportoi IRNA. Çfarë po ndodh mes Izraelit dhe Iranit? Izraeli ndërmori sulme të paprecedenta ndaj Iranit, duke shënjestruar programin bërthamor dhe udhëheqësit ushtarakë të vendit, në një operacion që kryeministri Benjamin Netanyahu tha se do të zgjasë për shumë ditë. Ushtria izraelite njoftoi...