Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Nuk kishim zgjidhje tjetër’, Izraeli publikojn pamjet 3D: Goditëm impiantin më të madh të pasurimit të uraniumit në Iran!
Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) kanë publikuar një video 3D të vendit të pasurimit të uraniumit në zonën e Natanzit, duke zbuluar detaje të sulmit që ata nisën kundër kompleksit kryesor bërthamor të Iranit. Sipas zëdhënëses së IDF-së, Gjeneral Major Effie Defrin, Izraeli goditi “objektin më të madh të pasurimit të uraniumit në Iran”, duke iu referuar kompleksit bërthamor nëntokësor në Natanz. “Ky objekt u përdor nga Garda Revolucionare për të çuar përpara programin e tyre ushtarak bërthamor“, tha Defrin, duke vënë në dukje se sulmi izraelit “shkaktoi dëme serioze” si në vendin nëntokësor të pasurimit ashtu edhe në infrastrukturën kritike në objekt. Më tej ai tha se “Ne goditëm kompleksin nëntokësor dhe pika të tjera jetësore në këtë zonë”. “Nuk kishim zgjidhje tjetër” Gjatë një...