Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sulme të reja në Iran, goditet sërish centrali bërthamor i Natanzit
Centrali bërthamor i Natanzit në Iran, është sulmuar sërish mesditën e sotme nga ana izraelite. Sipas mediave ndërkombëtare, centrali u godit nga një sulm me raketa. Periferitë e qyteteve të Tabrizit dhe Shirazit u shënjestruan gjithashtu nga sulmi izraelit. Deri më tani, Irani është kundërpërgjigjur Izraelit me 100 drone. Sipas zëdhënësit të IDF-së, njëherësh dhe Gjeneral brigade izraelit, Effie Defrin, Irani ka mundësinë të hakmerret me raketa, por nuk është kundërpërgjigjur menjëherë pasi IDF-ja e ka zënë në befasi. Ushtria po vazhdon të përgatitet për sulme të mëtejshme, tha Defrin, dhe vendosi t’u japë një “paralajmërim të hershëm” të gjithë izraelitëve sepse “e kuptuam se mund të kishte një sulm në frontin e brendshëm të Izraelit”. Ai u bëri thirrje izraelitëve të vazhdojnë të veprojnë me “përgjegjësi dhe...