Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Tiranë ka pezulluar nga detyra tre punonjës policie të Forcave të Posaçme “Shqiponja” Pezullimi i tyre vjen pas një ngjarjeje të ndodhur më 8 maj, ku tre efektivët Egzon Toskaj, Denis Gërdeci dhe Elis Noto janë përfshirë në një konflikt fizik me një drejtues automjeti. Për shkak të përplasjes, shoferi i automjetit përfundoi duke marrë trajtim mjekësor në spitalin e Traumës. “Caktimi i masave të sigurimit personal u bë i mundur në funksion të procedimit penal të vitit 2025 në lidhje me ngjarjen e datës 08.05.2025 rreth orës 19:30, punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin R. Z., dhe me veprime arbitrare kanë kaluar në konfrontim fizik, ku për pasojë drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin...