Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Po flet nga vendi pa leje, s’jemi në pazar”, Rusmaili përplaset me Logun në KAS, përfaqësuesi i PD: Mos e fik mikrofonin
Seanca e sotme në KAS është përfshirë nga debate të forta mes anëtarit të KAS, Ilir Rusmailit dhe përfaqësuesit të PD Marash Logut. Debati nisi kur Logu pyeti drejtoreshën për votën e diasporës Jona Josifi për qëndrimet e KQZ në lidhje me paratë e kursyera nga votimi i diasporës. Kjo është kundërshtuar nga KAS me argumentin se nuk është në rendin e ditës. Logu: Ka pasur një deklaratë komisioneri shtetëror i zgjedhjeve më 10 qershor sipas së cilës komisioneri shtetëror i zgjedhjeve ka kursyer rreth 2 milionë nga kontrata me DHL. Në 12 qershor ka pasur një komunikim tjetër sipas së cilës KQZ nuk do paguajë operatorin postar DHL në asnjë rast kur mungon nënshkrimi apo kur ka vetëm një vizë dhe një pikë. Kostoja...