Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Arrestimi i Dritan Gjikës, mediat kolumbiane: Udhëtimet në Tiranë, Stamboll, Bogota, hetime të reja për trafikun e drogës
Një nga figurat më të errëta të krimit të organizuar ndërkombëtar, shqiptari Dritan Gjika, i njohur me nofkën ‘Tony’, është arrestuar së fundmi në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ishte fshehur prej kohësh nën petkun e një ‘investitori të huaj’. Kapja e tij ka hapur një kapitull të ri në hetimet ndërkombëtare për rrjetet e trafikut të kokainës që lidhin Amerikën Latine, Europën dhe Lindjen e Mesme, me Gjikën në qendër të këtij sistemi. Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, e përmendi emrin e Gjikës më 28 maj 2025, duke e quajtur atë pjesë të një ‘bordi drejtues të narkotrafikut’, ku bëjnë pjesë shtetas kroatë, serbë, francezë, holandezë, kolumbianë, amerikanë dhe shqiptarë. Sipas kreut të shtetit kolumbian, këta individë janë përgjegjës për operacione të...