Kompania shkarkon mbetjet e pulave në liqenin e Shkodrës, gazetari ndan pamjet: Të procedohet

Kompania shkarkon mbetjet e pulave në liqenin e Shkodrës, gazetari ndan pamjet: Të procedohet

PAMJE NGA NGJARJA SHKODËR- Një rast i rëndë i ndotjes së mjedisit është raportuar në rrjetet sociale, ku furgoni i kompanisë “Driza” është filmuar duke shkarkuar” mbetjet e pularisë në liqenin e qytetit. Në video duket furgoni i kompanisë “Driza" teksa ka hapur dyert e pasme nga ku një punonjës hedh në liqen mbetjet. Gazetari dhe ambientalisti Mentor Kikia ka reaguar i revoltuar dhe kërkon që prokuroria të nisë menjëherë hetimet për këtë ngjarje të rëndë. REAGIMI: Të ndëshkohet ky njeri e kjo kompani! Unë nuk do të ndaloj së publikuari çdo ditë këtë video, derisa të dale lajmi që ky palaçoja dhe kjo kompania të jenë dënuar nga inspektoriatet, dhe prokuroria të ketë hapur një procedim ndaj këtij maskarallëku. Po pastron makinën ky! E pra,...