Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
NGA DOM MARK PASHKJA – Kosovari…
Ky është nocioni që kemi “shpikur” këtej Morinës për të treguar shqiptarin e Kosovës. Sa ironike dhe e çuditshme! U regjën dhe u martirizuan për shqipen e për Shqipërinë e prapë mbetën “kosovarë”. Kur derdhnin gjak maleve të Dardanisë për të ardhur te ne, ne në driten e nanës parti të Miladin Popoviçit dhe të Dushan Mugoshës gjetëm vëllanë te Titoja, kurse “kosovarët” me entuziazëm i përcollëm drejt Tivarit si kurban për vëllazërinë e re. Për 45 vjet u bëmë vëllezër me jugosllavin, rusin e deri kinezin, por ata mbetën prapë “kosovarë”. Rrëqethëse shprehja që zbuloi dhe promovoi udhëheqja legjendare, “vëllezërit kinezë e miqtë tanë kosovarë”. “Kosovarët” materialisht ishin shumë herë më mirë se ne, por donin të ishin me ne, që ishim më keq...