‘Pse flet për familjen tonë’/ Babë e bir e dhunuan me grushta, 60-vjeçari godet me kaçavidë të riun në Patos

‘Pse flet për familjen tonë’/ Babë e bir e dhunuan me grushta, 60-vjeçari godet me kaçavidë të riun në Patos

Një zënkë për motive banale ka ndodhur mesditën e sotme në Zharrëz të bashkisë Patos. Babë e bir Dhionis Ngjeliu e Ardit Ngjeliu kanë debatuar me Dhimitër Gogën i cili po shkonte në punë, teknik elektro shtëpiakesh. Sipas burimeve bëhet me dije se sherri ka mes të treve ka nisur pasi babë e bir pretendonin se 60-vjeçari bënte thashetheme për familjen e tyre. Situata ka agravuar deri në grushte, ndërsa Dhimitër Goga ka goditur me kaçavidë 35-vjeçarin. Kanë qenë disa banorë të zonës ata që e kanë dërguar të riun në urgjencën e spitalit rajonal Fier ndërsa dy të tjerët janë dërguar në Komisariat. “Rreth orës 11:00, njoftohemi se në fshatin Zharrëz, ka patur një konflikt midis 3 shtetasve dhe për pasojë është dëmtuar me mjet prerës (kaçavidë) shtetasi A. N.,...