Britania arrin ujdi me BE-në për statusin e Gjibraltarit!

Britania arrin ujdi me BE-në për statusin e Gjibraltarit!

Pas pesë vjetësh negociatash, kur Britania u largua nga Bashkimi Evropian, Londra ka arritur një marrëveshje me Brukselin për çështjen e qeverisjes dhe kontrollit kufitar në territorin e saj zyrtar në Gjibraltar. Sipas qeverisë britanike, marrëveshja do të shmangë nevojën e kontrolleve për njerëzit dhe mallrat që kalojnë përmes kufirit Gjibraltar-Spanjë. Gjibraltari, me një sipërfaqe prej 2.6 milje katrore, ndodhet në pjesën më jugore të Spanjës, të cilin e kanë marrë britanikët në fillim të shekullit të 18-të, më saktë në vitin 1713. Ky territor është një nyje shumë e rëndësishme strategjike e kontrollit dhe trafikut detar nga Atlantiku në Mesdhe, në pikën më të afërt të Evropës me Afrikën, që më pas del përmes kanalit të Suezit në Oqeanin Indian. Për udhëtarët që mbërrijnë...