Regjistrimet në kopshte e çerdhe! 5900 kërkesa në njësitë publike që nga 2 qershori

Regjistrimet në kopshte e çerdhe! 5900 kërkesa në njësitë publike që nga 2 qershori

Prej datës 2 qershor ka nisur procesi i regjistrimit të fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike të Tiranës, i cili për herë të parë po zhvillohet online, përmes platformës zyrtare e-fëmijet.tirana.al. Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani janë regjistruar 5900 aplikime, që përfshijnë: regjistrime të reja në çerdhe dhe kopshte, kalime nga çerdhja në kopsht si dhe kërkesa për transferime. Drejtoresha e kopshteve dhe çerdheve të Tiranës, Zhaneta Beqiri, shprehet se procesi ka shkuar mirë dhe interesi ka qenë i lartë: “Është java e dytë që vazhdojnë aplikimet për shërbim në çerdhe dhe kopshte. Gjithçka ka ecur sipas pritshmërive. Pavarësisht vështirësive të para për shkak të fluksit të madh, sistemi është stabilizuar dhe qytetarët po përshtaten me platformën.” Kërkesat për regjistrim në institucionet publike...